
Rregullat e konkursit
NENI 1
Një konkurs falas pa detyrime blerjeje po organizohet nga Panasonic Energy Europe NV, Brusselsesteenweg 502, 1731 Zellik, Belgjikë, prej orës 10 pardite me 02/11/2020 deri me 31/03/2021 (CET).
NENI 2
Konkursi është i hapur për persona madhorë, të moshës mbi tetëmbëdhjetë vjeç (ose nën këtë moshë me leje nga prindërit), të cilët janë banorë të shteteve në vijim: Shqipëri, Austri, Belgjikë, Bullgari, Kroaci, Republika Çeke, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Greqi, Hungari, Irlandë, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Republika e Maqedonisë së Veriut, Maltë, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Republika Sllovake, Spanjë, Suedi, Zvicër, Holandë, Turqi, Mbretëri e Bashkuar, Ukrainë. Përjashtohen banorët e këtyre shteteve që punojnë për Panasonic Energy Europe NV and Hasbro, Inc. dhe personeli i qendrave të koordinimit të konkursit, së bashku me pjesëtarët e afërt të familjeve të tyre (përfshirë lidhje gjaku deri në shkallën e parë). Panasonic Energy Europe NV ka të drejtë të përjashtojë një person nga pjesëmarrja në çdo moment (dhe pa pasur detyrimin e dhënies së arsyeve) për një kohë të caktuar gjatë konkursit të organizuar nga Panasonic Energy Europe NV bazuar në shkeljen ose dyshimin e shkeljes së një prej kushteve të përgjithshme të pjesëmarrjes ose në rast abuzimi, shkeljeje apo pjesëmarrjeje mashtruese në konkurs. Pjesëmarrja në konkurs në mënyrë të organizuar dhe/ose si grup do të konsiderohet mashtrim dhe do të çojë automatikisht në përjashtim. Në këtë mënyrë ju këshilloheni që Panasonic Energy Europe NV ka implementuar masa të caktuara kundër sjelljes mashtruese, duke përfshirë por pa u kufizuar në identifikimin e praktikave të tilla si përdorimi i tepërt i një adrese të vetme IP-je.
NENI 3
Për të marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësit duhet të ndjekin procedurën siç tregohet në uebsajt (poweryourday.win) dhe të regjistrohen duke përdorur adresë të vlefshme emaili. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të marrë pjesë në konkurs përveçse siç tregohet në këto rregulla. Çdo hyrje e pjesshme apo e pasaktë në konkurs do të konsiderohet e pavlefshme.
NENI 4
Për të marrë pjesë në konkurs, pjesëmarrësit duhet të dorëzojnë sa vijon të plota dhe të sakta përmes faqes në internet (poweryourday.win):
- Të dhënat në konkursin e Panasonic nga (5 fusha);
- Videoja (10 sek - 2 min e gjatë; Lloji i skedarit MP4 ose MOV; rekomandohet orientim horizontal (16:9); maks. 500MB);
- Përgjigja e ndaj pyetjes shtesë (1 fushë):
- Aprovimi i rregullave të konkursit dhe politikës së privatësisë (klikoni 2 kutitë; klikimi i kutisë për 'Share Video Publicly' është opsional).
NENI 5
Fituesit janë:
- Fituesi i çmimit të parë: një juri (shikoni për informacion Nenin 6) do të vendosë vetëm për fituesin e çmimit të parë, për të gjithë kohëzgjatjen e konkursit. Vendimi do të bazohet në videon që paraqitet nga pjesëmarrësi, sipas kritereve të mëposhtme:
- Gjatësia dhe formati i saktë i videos
- Përafrimi me POWER RANGERS dhe markat Panasonic Batteries
- Qasja krijuese
- Pjesëmarrësi i cili plotëson formularin e konkursit duhet të luajë një rol kryesor në videon që ngarkon në faqen e internetit. Nëse pjesëmarrësi është nën 18 vjeç, formulari i konkursit duhet të plotësohet nga prindi/kujdestari ligjor.
- Garues: në përfundim të konkursit, 25 garues, të zgjedhur nga Panasonic Energy Europe NV, sipas qasjes krijuese në video, do të fitojë një çmim POWER RANGERS dhe një paketë të baterive Panasonic. Çmimet e garuesve do të renditen në poweryourday.win/en/prizes.
- Fituesit e muajit: Çdo muaj, 10 pjesëmarrës do të fitojnë çmime shtesë POWER RANGERS dhe një paketë të baterive Panasonic. Çmimet POWER RANGERS do të renditen çdo muaj në poweryourday.win/en/prizes. Çdo muaj, 10 fituesit do të jenë pjesëmarrësit me hamendësimin më të përafërt të përgjigjes së saktë të pyetjes shtesë në formularin e konkursit. Çmimet e mëposhtme do të jepen si pjesë e këtij konkursi:
- Çmimi kryesor (vetëm 1): paraqitja në sezonin e 28-të të serive televizive të POWER RANGERS, përfshirë fluturimet dhe akomodimin gjatë natës.
- Çmime të pjesëmarrjes (25): 1 shpatë reaktive Kata POWER RANGERS; 1 maskë e shndërrimit në bishë të POWER RANGERS; dhe 1 paketë të baterive Panasonic për person.
- Fituesit e muajit (10): 1 shpatë reaktive Kata POWER RANGERS (përgjigja më e mirë) dhe 9 figurina aksioni të POWER RANGERS 30cm (përgjigjet 2-10). Çdo muaj, fituesit do të përfitojnë gjithashtu 1 paketë të baterive Panasonic.
Në rast shorti, fitues do të jetë pjesëmarrësi që është përgjigjur i pari.
Çdo person mund të hyjë në konkurs vetëm 1 herë me 1 adresë e-maili të vlefshme Pjesëmarrësit mund të fitojnë maksimalisht 1 çmim mujor, si dhe çmimin e parë ose 1 çmim pjesëmarrje në fund të konkursit.
NENI 6
Siç përmendet në Nenin 5, çmimi i parë do të zgjidhet nga një juri. Juria përbëhet nga anëtarë të kualifikuar të palëve të treta, të aftë për të garantuar paanshmërinë në procedurë ne përzgjedhjes.
- Cottenies D. - Videograf
- Vandenholen M. - Drejtor Dixhital i Projektit
- Hosdez S. - Ekspert i Medias Sociale
- Plattiau J. - Ekspert Uebi
- Eeckhaut K. - Skicues uebi
NENI 7
Panasonic Energy Europe NV do të kontaktojë me 10 fituesit mujorë me e-mail, gjatë javës pas mbylljes së muajit në të cilin ata kanë hyrë në konkurs (javën e parë të muajit pasardhës), dhe do t'u kërkojë atyre të konfirmojnë adresën e tyre të postës elektronike, adresën e banimit dhe numrin e telefonit, përpara ditës së premte të javës në vijim (javës së dytë e muajit).
Panasonic Energy Europe NV do ta kontaktojë fituesin e çmimit të parë me email para datës E premte 30 prill 2021 dhe do t’i kërkojë atij/asaj konfirmimin e adresës dhe numrin e tij/saj të telefonit para datës E premte 14 maj 2021.
Çmimi do të anulohet nëse nuk jepen këto të dhëna. Panasonic Energy Europe NV rezervon të drejtën të kontrollojë identitetin dhe moshën e kërkuar minimale për të dhënë çmimin. Nëse fituesit nuk konfirmojnë pranimin e çmimit brenda kohës së përcaktuar, atëherë Panasonic Energy Europe NV ka të drejtën të zgjedhë një fitues tjetër dhe t'ia japë çmimin atij personi.
NENI 8
Çmimet nuk mund të ndahen dhe duhet të pranohen siç janë. Çmimet mund t'u jepen vetëm fituesve dhe nuk mund t'u transferohen të tjerëve. Fituesit nuk kanë të drejtë të kërkojnë vlerën në të holla të çmimeve në fjalë dhe as nuk mund t'i këmbejnë këto çmime me alternativa të tjera. Fituesit do t'i marrin çmimet e tyre me postë pasi të kenë konfirmuar adresën e tyre zyrtare.
NENI 9
Panasonic Energy Europe NV nuk do të ketë detyrimin të kompensojë, shlyejë apo këmbejë me të holla humbjet apo vjedhjet. Nuk ka absolutisht asnjë mundësi për shlyerje me të holla. Panasonic Energy Europe NV mund t'i zëvendësojë çmimet e ofruara me të tjera me çmim të ngjashëm ose më të lartë, nëse kjo është e nevojshme për arsye disponueshmërie. Panasonic Energy Europe NV rezervon të drejtën për ta bërë këtë.
NENI 10
Panasonic Energy Europe NV nuk jep apo ofron asnjë garanci për çmimet dhe nuk do të ketë detyrimin apo përgjegjësinë për:
- vjedhje, humbje, dëmtime, një aksident apo kosto të çfarëdo natyre, duke përfshirë ato që mund të jenë pasojë e drejtpërdrejtë ose e tërthortë e pjesëmarrjes në këtë konkurs, e shpërndarjes së çmimeve apo e ndonjë mënyre sipas të cilës mund të përdoren çmimet;
- të gjitha humbjet, vonesat apo anulimet nga një palë e tretë (kompani ajrore, agjenci udhëtimi, kompani transporti, etj.);
- çfarëdo formë vonese në dorëzimin e letrave ose pakove nga shërbimi postar;
- çfarëdo forme të problemeve teknik në uebsajt dhe/ose në sistemet e emailit, as për papajtueshmërinë e mundshme mes teknologjive të përdorura për konkurrimin dhe konfigurimit të harduerëve dhe/ose softuerëve të përdorur nga pjesëmarrësi;
- çfarëdo formë kostoje shtesë të shkaktuar fituesit për të përfituar ose përdorur çmimin;
- vendimin ose refuzimin nga çfarëdo formë autoriteti që e pengon ose e ndalon fituesin të përdorë çmimin.
Gjithashtu, cilido pjesëmarrës që përpiqet të pengojë progresin e duhur të konkursit do të përjashtohet nga pjesëmarrja.
NENI 11
Të gjitha kostot që shkaktohen nga pjesëmarrja në konkurs do të shlyhen krejtësisht nga pjesëmarrësi. Në asnjë rrethanë pjesëmarrësit nuk mund të kërkojnë kostot e pjesëmarrjes nga organizuesi.
NENI 12
Panasonic Energy Europe NV rezervon të drejtën të ndryshojë rregullat e konkursit pa njoftim paraprak ose të shkurtojë apo anulojë konkursin nëse kjo është e nevojshme për shkak të rrethanave të paparashikuara ose rrethanave përtej kontrollit të vet. Në asnjë rrethanë këto ngjarje nuk do të justifikojnë ndonjë pretendim kundër Panasonic Energy Europe NV.
NENI 13
Duke marrë pjesë në këtë konkurs, ju bini dakord që të pranoni plotësisht të gjitha rregullat. Në rast vështirësish praktike, Panasonic Energy Europe NV do të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me zbatimin ose interpretimin e rregullave. Çdo ankesë në lidhje me këtë konkurs duhet të bëhet me shkrim brenda shtatë ditëve pune dhe të dërgohet në adresë të selisë së Panasonic Energy Europe NV (Brusselsesteenweg 502, 1731 Zellik, Belgium). Në asnjë rrethanë ankesat nuk do të diskutohen ballë për ballë apo me telefon. Nuk do të merren në konsideratë ankesat që nuk paraqiten brenda kohës së caktuar.
NENI 14
Duke hyrë në konkurs, ju pranoni që çdo informacion i dhënë nga ana juaj mund të mbahet dhe përdoret nga Panasonic Energy Europe NV Brusselsesteenweg 502, 1731 Zellik, Belggium dhe pala e tretë vijuese si furnitori i saj për të administruar konkursin në përputhje me Politikën e Privatësisëpërkatëse:
BBC Ark bv, Koningin Astridlaan 185, 9000 Gent, Belgium
NENI 15
Këto rregulla drejtohen nga ligji belg. Gjykatat belge kanë juridiksionin ekskluziv për të zgjidhur çdo mosmarrëveshje që lind nga ky konkurs.
NENI 16
Çdo pyetje në lidhje me këtë konkurs do të përgjigjet vetëm me shkrim.
NENI 17
Fituesit bien dakord të marrin pjesë në çdo formë reklamimi ose promocioni që lidhet me shpërndarjen e çmimeve të tyre.
NENI 18
Panasonic Energy Europe NV rezervon të drejtën të heqë videot që përfshijnë përmbajtje erotike, përmbajtje që diskriminon në bazë të moshës, gjinisë, orientimit seksual, racës, fesë, kastës ose statusit shoqëror dhe çdo përmbajtje që shkel të drejtat themelore të njeriut. Çdo video që nuk është në përputhje me temën e konkursit ose konsiderohet e papërshtatshme, do të hiqet nga faqja e internetit dhe nuk do të ketë të drejtë për konkursin. Videot që janë redaktuar në mënyrë dixhitale me softuer, të prerë ose të përmirësuar me ngjyra, do të pranohen. Panasonic Energy Europe NV ka autoritetin përfundimtar në lidhje me atë nëse një video e dorëzuar është e pranueshme apo jo. Pronari i videos nuk do të njoftohet nëse videoja e tij hiqet nga konkursi.